Njoftim – Mbledhja e rregullt e Kuvendit te Komunës së Mamushës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Ligji Nr. 03/L-040, dhe nenit 52 të Statutit të Komunës së Mamushës, me datë 28.03.2019 duke filluar nga ora 10:30, Ju ftojmë që të merrni pjesë në mbledhjen e 03 të rregullt të Asamblese Komunale e cila mbahet ne sallën e mbledhjeve dhe me këtë:
REND DITE
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës;
- Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve.
- Marrëveshja e mirëkuptimit me komunën e Prizrenit për asfaltimin e rrugës Mamushë-Smaq
- Draft rregullorja për menaxhimin e mbeturinave.
- Raporti i punës së ekzekutivit për vitin 2018
- Të ndryshme