
Sot, nën organizimin e KDI, u mbajt takimi përbashkët mes zyrtarëve të KDI dhe zyrtarëve nga Komuna e Mamushës, për të diskutuar hulumtimin e KDI-së për komunën e Mamushës e cila ka të bëj kryesisht me gjendjen infrastrukturore në Mamushë. Po ashtu, fokusi I takimit u orientua në planin e përbashkët të veprimit për degjimet buxhetore 2020 dhe planifikimet buxhetore për vitet 2021-22. Nga ky takim, palët u dakorduan për organizimin e përbashkët (Komunë&KDI) për dëgjimet buxhetore 2020-22 të cilat do të organizohen përgjatë muajit shtator 2019.
