Biblioteka e ndërtuar në “Shkollën e Mesme Atatürk”u emërua me emrin e ” Dëshmor Policit Mustafa Serin” një nga dëshmorët e rwnw mw 15 Korrik. Në inaugurimin e bibliotekës “Dëshmori Polis Mustafa Serin”, e cila përmban punimet e autorëve të vlefshëm dhe të rëndësishëm morën pjesë Kryetari i Komunës tonë Z. Abdülhadi Krasniç, Përfaqësuesit e Delegacionit Turk të Kosovës, Komandantët e Ndërlidhjes dhe Monitorimit në Mamushë, Drejtori i Arsimit, Drejtori i Shkollës së Mesme Atatürk dhe mësimdhënësit. Në fjalën e tij, Kryetari Krasniç uroi që biblioteka, e quajtur ” Dëshmor Polici Mustafa Serin”, e cila u ndërtua nga Komiteti i Përfaqësimit Turk të Kosovës, në përputhje me nevojat e studentëve të Shkollës së Mesme Atatürk në Mamushë, të jetë e dobishme për të gjithë studentët. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për Delegacionin e Përfaqësimit Turk të Kosovës dhe për të gjitha organizatat dhe institucionet e Republikës së Turqisë për mbështetjen që u ofrojnë komitetit turk dhe veçanërisht e njerëzve të Mamushës në çdo kohë dhe në qdo kushte.
