Sot më datën 25.05.2021 në Komunën e Mamushës , së bashku me Kryetarin e Komunës Abdülhadi Krasniç, Drejtorin e Drejtorisë për Zhvillim, Planifikim, Urbanizëm, Gjeodezi dhe Kadastër Erhan Taç, Shefen e Sektorit për Zhvillim, Planifikim, Urbanizëm, Gjeodezi dhe Kadastër Esra Osi është mbajt takimi me UNHABITAT.
Në takimin e mbajtur me anëtarët e UNHABITAT u diskutua në lidhje me planet e ardhshme për hartimin e Hartës Zonale të Komunës së Mamushës, ku u shkëmbyen opinione për të mundësuar gjithëpërfshirjen e palëve të interesit në programe, projekte dhe strategji të ndryshme gjatë hartimit të HZK.



