Vëllezër dhe motra të nderuar të Mamushës,
Të premten e kaluar morëm mandatet tona dhe sot, me lejen e Zotit, fillojmë periudhën e re.
Gjatë periudhës së re, së bashku me administratën tonë të re dhe anëtarët e zgjedhur të Kuvendit, do të punojmë me gjithë zemër për t’ju ofruar shërbimin më të mirë juve, vëllezër dhe motra të çmuar. Qëllimi ynë është të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të bukur dhe më të fortë për Mamushën.
Uroj që kjo periudhë e re të sjellë të mira për të gjithë Mamushën.