jatë takimit të zhvilluar në zyrën e Kryetarit, Komandantit të nderuar dhe delegacionit që e shoqëronte iu prezantua në mënyrë të detajuar gjendja aktuale e Mamushës, shërbimet komunale që janë duke u realizuar, projektet infrastrukturore dhe sociale, si dhe planet dhe objektivat tona për periudhën e ardhshme.
Në takim u theksua gjithashtu roli i rëndësishëm që KFOR-i ka në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë, ndërsa u shprehën edhe qëndrime dhe vullnet i përbashkët për avancimin e bashkëpunimit me institucionet lokale.
Falënderojmë Komandantin e KFOR-it dhe Ambasadorin për vizitën e tyre të çmuar dhe vlerësimet konstruktive, duke u dëshiruar suksese në përmbushjen e detyrave të tyre.