Sot, Kryetari i Komunës, z. Abdylhadi Krasniqi, priti në kabinetin e tij Drejtorin e Misionit të OSBE-së në Prizren, z. Cristiano Barale.
Gjatë këtij takimi, Kryetari Krasniqi e njoftoi përfaqësuesin e OSBE-së me punët, projektet dhe aktivitetet që po zhvillohen në komunën tonë. Me këtë rast, ai shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që OSBE-ja ka ofruar për komunën tonë që nga themelimi e deri më sot.
Kryetari Abdylhadi Krasniqi falënderoi z. Cristiano Barale për vizitën e tij dhe përkushtimin në forcimin e bashkëpunimit institucional.