Gjatë takimit të zhvilluar në Zyrën e Kryetarit, u shkëmbyen mendime lidhur me projektet që mund të realizohen së bashku në fushën e kulturës dhe artit, si dhe u arrit pajtueshmëri për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, planifikohet që në periudhën e ardhshme të organizohen aktivitete të ndryshme në fushën e kulturës dhe artit.
Kryetari ynë, z. Abdylhadi Krasniqi, i shprehu falënderimet e tij drejtorit të Institutit Yunus Emre, z. Ramazan Yılmaz, për mbështetjen e vazhdueshme që kanë ofruar deri më tani, si dhe për vizitën e tyre të përzemërt.