Si rezultat i punës sonë të suksesshme dhe transparente që kemi zhvilluar si Komuna e Mamushës, jemi vlerësuar me çmim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Helvetas. Ky çmim, të cilin kanë arritur ta fitojnë vetëm një numër shumë i vogël komunash në Kosovë, është dëshmi e punës sonë dhe e qasjes sonë në ofrimin e shërbimeve.
Ashtu si deri më tani, edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të ofrojmë shërbimin më të mirë për qytetarët tanë. Mjetet e fituara në kuadër të këtij çmimi, në vlerë prej 96,615.32 euro, do t’i vëmë sa më shpejt në shërbim të qytetarëve të Mamushës dhe do t’i investojmë në projektet infrastrukturore.
Uroj që ky sukses i rëndësishëm të jetë i mbarë për Mamushën tonë dhe shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë qytetarët që nuk na kanë kursyer mbështetjen e tyre.
Pavarësisht çdo gjëje dhe çdo shpifjeje, ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të shërbejmë.