Kryetari i Komunës sonë, z. Abdylhadi Krasniqi, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëbesimit për mbështetjen e Strehimores në Prizren, në një program ku morën pjesë edhe Ambasadori i OSBE-së, z. Gerard McGurk, si dhe kryetarë dhe nënkryetarë të komunave të rajonit.
Kjo marrëveshje e rëndësishme synon forcimin e shërbimeve për individët që kanë nevojë për mbrojtje, veçanërisht për gratë dhe fëmijët. Urojmë që ky bashkëpunim domethënës të jetë i dobishëm dhe në të mirë të shoqërisë sonë.
Falënderojmë të gjitha institucionet dhe palët e interesuara që kontribuuan në realizimin e kësaj marrëveshjeje, e cila do të ndihmojë në forcimin e solidaritetit social dhe përgjegjësisë së përbashkët.