Po përjetojmë kënaqësinë e madhe që po realizojmë edhe një nga projektet e rëndësishme që ua kishim premtuar qytetarëve tanë para zgjedhjeve.
Në rrugët bujqësore dhe brenda territorit të Mamushës, në disa zona për të cilat kemi marrë lejet e nevojshme të punës nga KEDS-i, me hajër kemi filluar punimet për shtrirjen e rrjetit të energjisë elektrike.
Me projektin e shpërndarjes së energjisë elektrike që kemi realizuar, po i furnizojmë me energji elektrike zonat që deri më sot nuk kanë pasur mundësi të përfitojnë nga ky shërbim. Në të njëjtën kohë, duke ua lehtësuar punën fermerëve tanë, vazhdojmë të kontribuojmë në zhvillimin e bujqësisë.
Ndërsa përjetojmë krenarinë që jemi e vetmja komunë në Kosovë që ka shtrirë rrjetin elektrik deri në tokat bujqësore dhe e ka vënë atë në shërbim të fermerëve, për ju, qytetarët tanë të nderuar, po i intensifikojmë punët tona me përkushtim, vendosmëri dhe një vullnet të madh.
Urojmë që projekti ynë të jetë i hajrit dhe i dobishëm për të gjithë popullin e Mamushës. Inshallah!