Në ceremoni, si nikoqir morën pjesë Kryetari i Komunës sonë z. Abdülhadi Krasniç dhe delegacioni i tij, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Kryetar i KDTP-së z. Fikrim Damka, deputetët e KDTP-së znj. Fatma Taçi dhe z. Ergül Mazrek, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë në Prizren z. Fatih Topçu, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mamushës z. Necmedin Morina, Nënkryetari i Komunës së Prizrenit z. Furkan Bütüç, imamët e xhamive, këshilli i mytevelinjve, Komandanti i Stacionit Policor në Mamushë, komandantët e Shtëpisë IVIT në Mamushë, mësimdhënësit, nxënësit, punonjësit e komunës dhe shumë të ftuar të tjerë.
Ceremonia përfundoi me vendosjen e kurorave, leximin e Kuranit dhe lutje.
Falënderojmë të gjithë mysafirët për pjesëmarrjen në këtë ceremoni përkujtimore. Duke thënë “Çanakkale është i pakalueshëm”, urojmë mëshirën e Zotit për dëshmorët tanë të nderuar që sakrifikuan jetën e tyre. U prehshin në paqe.