Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për pompën e derivateve në Mamushë.
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis,Neni 16, pika4, Kompania “Dervis Bey” Sh.p.k. Mamushë në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për pompën e derivateve në Mamushë.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 25.04.2025 në ora 11:00 në Sallën e kuvendit komunal të Mamushës do të organizohet debat publik nga Kompania“Dervis Bey” Sh.p.k. Mamushë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën elektronike
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Dervis Bey” Sh.p.k. Mamushë për pompën e derivateve në Mamushë.
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin vnm.komente@rks-gov.net
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.