Komuna e Mamushës ka ndërmarrë hapin e parë të periudhës së re të qeverisjes duke emëruar një figurë të rëndësishme në pozitën e Nënkryetarit të Komunës. Sipas njoftimit të komunës, Rujdi Mazrek, i cili prej vitesh ka pasur një rol aktiv në punët komunale, është emëruar Nënkryetar i Komunës së Mamushës.
Mazrek, me të cilin janë duke ecur së bashku në të njëjtin rrugëtim tash e tetë vite, njihet për kontributet e tij të suksesshme në shërbim të qytetarëve. Në mandatin e kaluar ai ka ushtruar me sukses detyrat e Drejtorit të Shëndetësisë dhe Drejtorit të Bujqësisë. Pritet që edhe në pozitën e re të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e punëve komunale.
Kryetari i Komunës në deklaratën e tij theksoi:
“Me lejen e Allahut, edhe në këtë mandat do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim të plotë për t’i ofruar Mamushës shërbimin më të mirë me një ekip cilësor. I dëshiroj shumë suksese vëllait tonë, Rujdi Mazrek, në pozitën e tij të re.”
U theksua se ky emërim është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe forcimit të koordinimit brenda komunës së Mamushës.
Qoftë i mbarë dhe me fat për gjithë banorët e Mamushës.