Kuvendi i Komunës së Mamushës sot me datë 28.02.2019 në ora 13:00 në sallën e Asamblesë komunale ka mbajtur mledhjen e dytë të rregullt për vitin 2019 dhe atë me këtë rend dite:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës;
- Shqyrtimi dhe miratimi i Draft Rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve.
- Shqyrtimi dhe miratimi i rregullorës për taksa, tarifa dhe gjoba për vitin 2019
- Kërkesa nga Këshilli i Bashkësisë së Xhamive për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë.
- Të ndryshme
Në mledhje kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e kuvendit. Gjithashtu pjesmarrë në mledhje kanë marrë qenë edhe Nënkryetari i komunës Z. Hilmi Şala dhe Nënkryetarja për Komunitete Znj. Ganimete Sadiku.


