Sot, në kuadër të projektit “Një Hap Teknologjik në Arsimin në Gjuhën Turke në Kosovë”, me iniciativën e KDTP-së dhe me mbështetjen e Republikës së Turqisë, u shpërndanë tabletë për nxënësit e klasës së parë turke në Shkollën Fillore “Anadolu” në Mamusha.
Falënderojmë nga zemra Republikën e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme në arsim dhe shëndetësi, Kryetarin tonë Fikrim Damka, deputetët, MPJ-në dhe MASh-in e Turqisë, YTB-në, Ambasadorin Sabri Tunç Angılı, Këshilltarin për Arsim Veysel Erdem, Delegacionin Turk dhe Shoqatën e Mësuesve të Kosovës.
Me këta tabletë, synojmë t’i mbështesim nxënësit tanë në hapat e tyre të parë drejt botës digjitale dhe të forcojmë arsimin në gjuhën turke me mundësi moderne dhe cilësore.
Së bashku, po kontribuojmë në të ardhmen e ndritshme të fëmijëve tanë. U urojmë suksese të gjithë nxënësve tanë të vegjël!