Sot është mbajtur seanca informuese lidhur me aktivitetin për fuqizimin e mekanizmit të sinjalizimit
Qëllimi i kësaj seance ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe informimi i pjesëmarrësve mbi rëndësinë e sinjalizimit si një mjet efektiv për parandalimin e korrupsionit dhe promovimin e transparencës në institucionet publike dhe private.
Gjatë takimit u diskutuan hapat konkretë për përmirësimin e mekanizmave ekzistues, si dhe u prezantuan praktika të mira nga vendet e tjera që kanë kontribuar në mbrojtjen e sinjalizuesve dhe trajtimin e rasteve në mënyrë të drejtë e të paanshme.