Gjatë takimit të zhvilluar, Kryetari i Komunës sonë, z. Abdülhadi Krasniç, shprehu mirënjohjen e tij ndaj Anavatanit Turqi, nëpërmjet z. Mustafa Şentop, për ndjeshmërinë e treguar dhe mbështetjen e vlefshme të dhënë ndaj rajonit të Ballkanit, Kosovës dhe Mamushës. Në takimin mes dy palëve u theksua rëndësia e bashkëpunimit, miqësisë dhe solidaritetit të ndërsjellë.
Duke shprehur kënaqësinë për vizitën e realizuar, Kryetari i Komunës sonë, z. Abdülhadi Krasniç, i përcolli falënderimet e tij ish-Kryetarit të Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, z. Mustafa Şentop, për vizitën e tij të sjellshme dhe për mbështetjen e dhënë.