Me qëllim që qytetarëve të Mamushës t’u ofrojmë shërbime shëndetësore më cilësore, më të shpejta dhe moderne, kemi realizuar një rinovim të plotë të njësisë së laboratorit në Qendrën e Mjekësisë Familjare.
Njësinë e laboratorit e kemi zhvendosur në katin e dytë të Qendrës së Mjekësisë Familjare, e kemi modernizuar dhe, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të shërbimit, kemi siguruar pajisje të reja.
Pajisjet e reja të laboratorit tonë:
- Pajisje për analiza biokimike
- Pajisje për hemogram
- Analizator HbA1c (pajisje për analizën e hemoglobinës së glikoziluar)
Veçanërisht, matja e nivelit mesatar të sheqerit në gjak për një periudhë 3-mujore (HbA1c) tashmë do të mund të kryhet në njësinë e laboratorit të Qendrës sonë të Mjekësisë Familjare, pa pasur nevojë që qytetarët tanë të drejtohen në laboratorë privatë jashtë Qendrës.
Qëllimi ynë është t’u ofrojmë qytetarëve të Mamushës shërbime shëndetësore më të qasshme, cilësore dhe bashkëkohore. Puna për zhvillimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
I qoftë në të mirë qytetarëve të Mamushës. Urojmë që këto shërbime të përdoren në ditë të shëndetshme.