Komuna e Mamushës pranon aplikimet e institucioneve, organizatave dhe biznesmenëve të nderuar që dëshirojnë të ofrojnë mbështetje dhe kontribut për organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Domates, i cili do të mbahet më 23 korrik.
I falënderojmë të gjithë mbështetësit që dëshirojnë të kontribuojnë në realizimin sa më të suksesshëm dhe gjithëpërfshirës të festivalit tonë, dhe shprehim kënaqësinë tonë për bashkëpunimin me ju.