Me rastin e 13 Majit – Ditës së Shkollës, në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Anadolu” u organizua një aktivitet festiv.
Në këtë ngjarje morën pjesë Kryetari i Komunës z. Abdülhadi Krasniç së bashku me delegacionin e tij, deputetet e KDTP-së znj. Ergül Mazrek dhe znj. Fatma Taçi, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë në Prizren z. Fatih Topçu, Kryetari i Delegacionit Përfaqësues Turk në Kosovë z. Harun Elitaş, anëtarët e Kuvendit Komunal, komandantët e shtëpisë IVIT në Mamushë, si dhe shumë mysafirë të tjerë.
Programi festiv u realizua nga nxënësit dhe mësimdhënësit e ShFMU “Anadolu”, të cilët prezantuan poezi, këngë dhe shfaqje të ndryshme artistike. Në kuadër të programit, performancat kulturore dhe artistike të përgatitura nga nxënësit tanë morën vlerësime të mëdha nga të pranishmit.
Falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në organizimin e kësaj feste.
Urime 13 Maji – Dita e ShFMU “Anadolu”!