Këtë vit, jemi të lumtur që përfunduam me sukses Festivali i 17-të Ndërkombëtar i Domates në Mamushë, i organizuar me entuziazëm të madh, në frymën e unitetit dhe bashkimit.
Festivali ynë, përmes të cilit patëm mundësinë të promovojmë kulturën, traditat, mikpritjen dhe fuqinë prodhuese të Mamushës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, u karakterizua nga pamje shumëngjyrëshe dhe momente të paharrueshme, me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve tanë.
Festivalin tonë e nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, ministra, deputetë, kryetarë komunash, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave, drejtues të nderuar të komunave tona mike, mysafirë të ardhur nga jashtë vendit, si dhe një numër i madh qytetarësh.
Festivali ynë, i pasuruar me koncerte dhe aktivitete kulturore, kaloi në një atmosferë të mbushur plot e përplot, duke reflektuar unitetin dhe bashkëjetesën e Mamushës.
