Ftoheni të jepni mendimet dhe propozimet tuaja për Draft Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Planit Zhvillimor të Komunës së Mamushës 2026–2034
Të nderuar qytetarë të Mamushës,
Komuna e Mamushës ju fton të paraqisni mendimet, propozimet dhe, nëse keni, vërejtjet tuaja lidhur me Draft Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor, të përgatitur në kuadër të Planit Zhvillimor të Komunës së Mamushës 2026–2034.
Kontributi juaj është me rëndësi të veçantë për planifikimin e së ardhmes së Mamushës dhe për mbrojtjen e mjedisit në mënyrë të qëndrueshme. Mendimet dhe sugjerimet tuaja do të ndihmojnë në përmirësimin e këtij dokumenti.
Mendimet dhe propozimet mund t’i dorëzoni përmes këtyre formave:
Me e-mail:
Dorëzim personal:
Mund t’i dorëzoni me shkrim, në formë kërkese, në Drejtorinë për Planifikim, Urbanizëm, Gjeodezi dhe Kadastër të Komunës së Mamushës.
Ju ftojmë të gjithë qytetarët që të kontribuoni me mendimet dhe propozimet tuaja për të ndërtuar së bashku të ardhmen e Mamushës.
Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj të çmuar.
Komuna e Mamushës