Ishte kënaqësi e veçantë të mirëprisnim në Komunën tonë Nënkryetarin e Komunës Metropolitane të Bursës, mikun tonë të çmuar z. Şahin Biba, së bashku me delegacionin që e shoqëronte.
Gjatë kësaj vizite zhvilluam takime të frytshme, në të cilat diskutuam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e marrëdhënieve miqësore në interes të qytetarëve tanë.
Pas takimeve, vizituam nga afër punimet në Qendrën e Kulturës, objekt në projektimin arkitektonik të së cilit z. Şahin Biba ka dhënë kontribut të drejtpërdrejtë. Me këtë rast, u njohëm me ecurinë e punimeve dhe vlerësuam fazën aktuale të realizimit të këtij projekti të rëndësishëm.
Qendra e Kulturës, me arkitekturën e saj moderne dhe funksionalitetin bashkëkohor, pritet të jetë një hapësirë me rëndësi të veçantë për zhvillimin e jetës kulturore dhe shoqërore të qytetit tonë, duke ofruar mundësi të reja për aktivitete artistike, kulturore dhe komunitare.
Falënderoj sinqerisht z. Şahin Biba dhe delegacionin e tij për vizitën, mbështetjen dhe kontributin e tyre të çmuar. Shpreh bindjen se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të thellohet dhe të sjellë rezultate konkrete në të ardhmen.