Kryetari i komunës, z. Abdylhadi Krasniqi, pati kënaqësinë të mirëpresë në zyrën e tij Kryetarin e Unionit të Anëtarëve të Kuvendeve të Turqisë, z. Yalçın Kocabıyık, së bashku me anëtarët e delegacionit shoqërues.
Gjatë takimit, Kryetari Abdylhadi Krasniqi i njoftoi mysafirët mbi komunën tonë dhe punët që po realizohen. Po ashtu, në takim u zhvillua një bisedë e sinqertë dhe frytdhënëse lidhur me lidhjet vëllazërore ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në nivel të qeverisjes lokale.
Falënderojmë z. Yalçın Kocabıyık dhe delegacionin për vizitën e tyre të sjellshme dhe u dëshirojmë suksese në angazhimet e tyre të mëtejshme.