Gjatë kësaj vizite, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe projektet e përbashkëta që mund të realizohen ndërmjet TÜMED-it dhe Komunës. Po ashtu, u bë një vlerësim i gjerë rreth përkrahjes institucionale dhe kontributit që Komuna mund t’i japë aktiviteteve të TÜMED-it.
Falënderojmë z. Kryetar dhe anëtarët e bordit drejtues për këtë vizitë miqësore dhe për bisedat konstruktive, duke shpresuar që në të ardhmen këto marrëdhënie të forcohen me bashkëpunime konkrete.