Sot, në komunën tonë patëm kënaqësinë të presim pronarin e Spitalit Ortomedica, specialistin e Ortopedisë dhe Traumatologjisë, Dr. Evren Fehmi Atay, së bashku me delegacionin shoqërues.
Në kuadër të kësaj vizite u nënshkrua një “Protokoll Mirëbesimi” ndërmjet Spitalit Ortomedica dhe Komunës së Mamusës. Në bazë të këtij protokolli, qytetarët tanë që aplikojnë përmes komunës dhe dëshirojnë të marrin shërbime shëndetësore në Spitalin Ortomedica do të përfitojnë zbritje në përqindje të caktuara.
Ky bashkëpunim synon ta bëjë më të lehtë dhe më të qasshme për qytetarët tanë marrjen e shërbimeve shëndetësore. Shpresojmë që kjo marrëveshje të jetë e dobishme dhe e mbarë për komunitetin tonë.
Falënderojmë menaxhmentin e Spitalit Ortomedica dhe veçanërisht Dr. Evren Fehmi Atay për vizitën e tyre të përzemërt dhe për mbështetjen e vlefshme që i kanë ofruar komunës sonë.