Morëm pjesë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Unionit të Komunave të Botës Turke. Mbledhja u mbajt nën mikpritjen e Komunës së Bahçelievlerit. Në rendin e ditës së mbledhjes u përfshinë kërkesat tona për automjete për “larjen e rrugëve” dhe “fshirjen/pastrimin e rrugëve”, të cilat janë miratuar nga komunat anëtare të Unionit të Komunave të Botës Turke dhe do t’i dhurohen komunës sonë. Këto mjete do të arrijnë në Mamushe në një afat sa më të shkurtër.
Ashtu siç kemi premtuar, do të vazhdojmë me vendosmëri punën tonë për një Mamushe më të pastër dhe një mjedis më të shëndetshëm. Bashkëpunimi ynë me komunat motra dhe me Turqinë do të vazhdojë të forcohet. I qoftë me fat Mamushe!