Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e çlirimit të Prizrenit dhe turneut të futbollit “Kupa Botërore e Paqes”, patëm nderin të mirëpresim në komunën tonë anëtarët e Grupit Parlamentar të Diplomacisë Sportive të Turqisë, deputetë të nderuar, kryetarë komunash si dhe ish-futbollistë të ekipit kombëtar turk.
I falënderoj sinqerisht për vizitën e tyre dhe për kontributin në forcimin e miqësisë, bashkëpunimit dhe vlerave të sportit si urë lidhëse mes popujve. Prania e tyre ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë për komunën tonë.