Që nga dita e parë e marrjes së detyrës, kemi qëndruar pas çdo premtimi që u kemi dhënë qytetarëve tanë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.
Në këtë kuadër, ashtu siç kemi premtuar gjatë fushatës zgjedhore, duke filluar nga 1 janari 2026, e rrisim ndihmën për lindje me 100%, nga 100 Euro në 200 Euro.
Pasi të përfundojnë pagesat e ndihmës për lindje për vitin 2025 sipas zbatimit aktual, për të gjitha fëmijët e lindur më 1 janar 2026 dhe pas kësaj date, pagesa e ndihmës për lindje do të realizohet në shumën 200 Euro.
Do të vazhdojmë të mbështesim familjet tona, të investojmë në të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të forcojmë konceptin e komunës me përgjegjësi sociale.
Po i përmbushim një nga një premtimet tona dhe vazhdojmë të punojmë për Mamushën tonë.