Komuna e Mamushës, në kuadër të përgatitjes së Raportit Draft të Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) për Planin Zhvillimor të Komunës së Mamushës 2026–2034, do të organizojë Takimin për Pjesëmarrjen e Publikut, me qëllim të marrjes së komenteve dhe propozimeve nga qytetarët.
Të dhënat e takimit janë si vijon:
Data: 20 korrik 2026 (e hënë)
Ora: 10:00
Vendi: Salla e Kuvendit të Komunës së Mamushës
Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë takim, i cili organizohet me qëllim të sigurimit të një procesi planifikimi gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës.
Pjesëmarrja juaj do të vlerësohet.
Komuna e Mamushës