Kryetari i Delegacionit Përfaqësues Turk në Kosovë, koloneli i nderuar Harun Elitaş, sot na nderoi me një vizitë lamtumirëse.
Gjatë mandatit të tij, ai ka realizuar shumë bashkëpunime të rëndësishme me Mamusha-n tonë dhe gjithmonë kemi ndier mbështetjen e tij pranë nesh. Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Mamushës, e falënderoj sinqerisht kolonelin tonë të nderuar.
I dëshiroj shumë suksese në detyrën e tij të ardhshme dhe i shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin dhe mbështetjen e çmuar që i ka dhënë Mamushës sonë deri më sot.
Ju priftë e mbara në rrugën tuaj dhe uroj që sukseset tuaja të jenë gjithmonë të vazhdueshme, Komandant!