Sot vizituam qendrat e grumbullimit të perimeve në Mamushë dhe u takuam me prodhuesit tanë. Patëm mundësinë të marrim informata nga përgjegjësit lidhur me plasimin e perimeve cilësore të prodhuara në Mamushë në tregjet e huaja.
Si Komunë e Mamushës, edhe këtë vit do të vazhdojmë të japim të gjithë mbështetjen tonë që prodhuesit tanë t’i vlerësojnë sa më mirë produktet e tyre, si në tregun vendor ashtu edhe në tregjet ndërkombëtare.
Bujqësia është një nga burimet më të rëndësishme të jetesës në Mamushë dhe është me rëndësi të veçantë për ne që fermerët tanë të marrin shpërblimin e merituar për mundin dhe punën e tyre.
Besoj se bashkëqytetarët tanë të zellshëm nga Mamusha edhe këtë vit do ta gjejnë vlerën që meritojnë në treg me produktet e tyre cilësore dhe do të sigurojnë të ardhura më të mëdha.
Lus Allahun e Madhërishëm që të gjithë prodhuesve tanë t’u dhurojë një sezon të begatë, me bereqet, fitime të mbara dhe mbarësi në punën e tyre.