Të nderuar qytetarë të Mamushës,
Në territorin e Komunës së Mamushës ka filluar korrja (vjelja) e grurit. Është me rëndësi që fermerët e nderuar që kanë arë të mbjella me grurë të kontaktojnë personat përgjegjës që kryejnë punimet me kombajna; në mënyrë që korrja të realizohet në kohë, në mënyrë të rregullt dhe pa probleme.
Të gjithë fermerëve ju urojmë një sezon të begatë dhe të frytshëm të korrjes, duke shpresuar që të marrin shpërblimin më të mirë për mundin e tyre.